Green Coast G8

Arkitektura e Green Coast G8 është konceptuar si një vazhdim natyral i peizazhit të Rivierës Shqiptare, ku format arkitektonike ndërthuren me terrenin, gjelbërimin dhe karakterin autentik mesdhetar.

Green Coast G8, i pozicionuar në Palasë përgjatë Rivierës Shqiptare, shtrihet në një prej zonave më të njohura dhe më të vlerësuara bregdetare të Shqipërisë. Projekti organizohet përmes një kompozimi të kujdesshëm volumesh rezidenciale, hotelerie dhe hapësirash publike, të integruara me terrenin ekzistues.

Arkitektura respekton peizazhin natyror dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me mjedisin përreth. Çdo element është konceptuar për të ruajtur privatësinë e banorëve, duke krijuar njëkohësisht një atmosferë komunitare përmes shesheve dhe hapësirave të përbashkëta, ku arkitektura dhe natyra ndërveprojnë në mënyrë harmonike.

01
02
03

Arkitektura e Green Coast G8 frymëzohet nga identiteti i fshatrave tradicionale mesdhetare, ku gurët natyralë, tonalitetet e tokës dhe linjat e pastra reflektojnë karakterin e peizazhit përreth. Volumet e ndërtesave ndjekin topografinë natyrore, duke krijuar një ndërthurje elegante mes arkitekturës dhe peizazhit.

04

Green Coast G8 është konceptuar si një destinacion ku arkitektura, natyra dhe mënyra e jetesës bashkohen në një përvojë unike. Çdo element i projektit është menduar për të krijuar një atmosferë të qetë, elegante dhe funksionale, ku privatësia, komoditeti dhe lidhja me peizazhin përreth janë në qendër të konceptit.

Hapësirat rezidenciale, zonat e përbashkëta dhe ambientet rekreative krijojnë një ekuilibër mes jetës private dhe asaj komunitare, duke ofruar një stil jetese të frymëzuar nga ritmi i qetë i Rivierës Shqiptare.

05
06

Zyrat Qendrore e Brunes Construction, një ndërtesë bashkëkohore me përdorim të kombinuar, e projektuar për të balancuar identitetin arkitektonik me funksionalitetin në çdo detaj.

Arkitektura e jashtme dallohet nga forma e veçantë e kateve të sipërme, të cilat i japin ndërtesës një identitet të fortë dhe bashkëkohor. Në brendësi janë organizuar zyrat qendrore të kompanisë, së bashku me ambiente tregtare dhe shërbimi, si supermarket, palestër dhe funksione të tjera që plotësojnë nevojat e përditshme.

07
08
09

Organizimi i hapësirave është konceptuar për të ofruar funksionalitet duke krijuar një mjedis komod dhe efikas si për punonjësit, ashtu edhe për vizitorët. Ndërtesa bashkon hapësirat administrative me funksione tregtare dhe shërbimi, duke ofruar një zgjidhje të integruar dhe bashkëkohore.

10

Projekti ndërthur funksionalitetin, aksesueshmërinë dhe një arkitekturë bashkëkohore, duke pasqyruar vizionin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë.

11
12

One Oricum Bay është një zhvillim bashkëkohor bregdetar multifunksional në Gjirin e Orikumit, Vlorë. I përbërë nga tre vëllime të ndërlidhura, projekti integrohet në mënyrë harmonike me peizazhin përreth, duke balancuar hapësirat e hapura, privatësinë dhe lidhjen e ngushtë me mjedisin natyror.

I pozicionuar në Gjirin e Orikumit, One Oricum Bay gëzon një vendndodhje strategjike me lidhje të shkëlqyera me portet kryesore të Vlorës dhe Durrësit, si edhe me portet e Himarës dhe Sarandës. Projekti ndodhet vetëm pak minuta nga Marina e Orikumit, një nga marinat më të rëndësishme të Shqipërisë, duke ofruar akses të drejtpërdrejtë në shërbimet e jahteve, lundrimit dhe aktiviteteve detare.

Projekti shtrihet në një sipërfaqe totale prej 15,093.6 m² dhe përbëhet nga një ndërtesë hoteli dhe dy ndërtesa banimi, secila me 8 kate mbi tokë, si edhe një kat nëntokësor të dedikuar për parkim.

13
14
15

Identiteti i projektit është thellësisht i rrënjosur në kontekstin historik të zonës, duke u frymëzuar nga elementët arkitektonikë të fshatit të lashtë të Tragjasit të Vjetër, veçanërisht përdorimi i harqeve dhe gurit, i cili krijon një dizajn dinamik dhe rezonant kulturor.

16

Elementi i fortë arkitektonik që kemi marrë nga rrënojat e Tragjasit është pikërisht harku. Gjithashtu, për t’i dhënë objektit edhe më shumë dinamizëm, kemi përdorur edhe materialin prej guri në katin përdhes, duke krijuar një masë të fortë që mban tre vëllime më kompakte.

17
18