
Prej më shumë se tre dekadash, Brunes është një emër i lidhur me zhvillimin e infrastrukturës dhe dizajnit në Shqipëri. Pas një eksperience të konsoliduar në ndërtim, arredim dhe furnizim industrial, marka hap një kapitull të ri. Brunes Construction është rezultati i mbi 30 viteve përvojë, i shndërruar në një kompani të dedikuar për zhvillimin e projekteve që lënë gjurmë.
PSE TË ZGJIDHNI BRUNES CONSTRUCTION?
Kontrolli i plotë i procesit të furnizimit na mundëson të garantojmë cilësi të qëndrueshme në çdo projekt. Duke menaxhuar drejtpërdrejt materialet dhe logjistikën, sigurojmë një proces të integruar dhe standarde të larta në çdo fazë të ndërtimit. Për ne, cilësia arrihet kur çdo komponent, nga struktura deri te përfundimi final, është pjesë e një sistemi të kontrolluar me kujdes.
Investojmë vazhdimisht në sisteme, teknologji dhe metoda më të avancuara, sepse besojmë se efikasiteti ndërtohet që përpara se të nisë ndërtimi. Për ne, inovacioni do të thotë të gjejmë mënyra më të zgjuara për të garantuar rezultate të qëndrueshme, për të reduktuar vonesat dhe për të përmirësuar çdo fazë të procesit.
Çdo projekt ndërtohet mbi një themel të fortë: integritetin. Respektojmë çdo angazhim me profesionalizëm, përmbushim afatet dhe veprojmë me përgjegjësi në çdo fazë të procesit. Reputacioni ynë ndërtohet mbi besimin që krijojmë dhe premtimet që mbajmë.
Jemi pranë klientëve tanë në çdo hap të projektit, që nga kontakti i parë deri në dorëzimin përfundimtar. Komunikimi i qartë, përgjigjet në kohë dhe zgjidhjet praktike sigurojnë një proces të organizuar dhe efikas. Besojmë se shërbimi cilësor nuk është një vlerë e shtuar, por një pjesë thelbësore e realizimit të suksesshëm të çdo projekti.
Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët, furnitorët dhe partnerët tanë, sepse besojmë se bashkëpunimi i fortë është themeli i projekteve të suksesshme. Besimi fitohet përmes qëndrueshmërisë, transparencës dhe përmbushjes së çdo angazhimi.

































Grupi Brunes u themelua në vitin 1994, i mbështetur mbi vite përvoje në industrinë e materialeve të ndërtimit. Me një eksperiencë të konsoliduar në furnizimin me produkte të cilësisë së lartë, kompania ka zhvilluar një kuptim të thellë mbi procesin e ndërtimit.
PËRGJEGJËSI MJEDISORE
Termax ofron sisteme për ngrohje, ftohje dhe ventilim të projektuara për efikasitet të lartë energjetik. Sistemet ndihmojnë në optimizimin e konsumit të energjisë, reduktimin e kostove operative dhe krijimin e ambienteve më komode e më të qëndrueshme për përdorim rezidencial dhe komercial.
QËNDRUESHMËRI
Ndërtimi me cilësi që në fazën e parë është çelësi i investimeve të qëndrueshme. Projektimi i menduar me kujdes dhe zbatimi me përpikëri reduktojnë nevojën për riparime dhe zëvendësime, duke mbrojtur vlerën afatgjatë të investimit dhe krijuar hapësira që i rezistojnë kohës.

Orikus Canyon

Green Coast 2

Zyrat Qendrore Brunes Construction

One Oricum Bay



