TIPOLOGJIA E BANESAVE
Në planin e bodrumit tregohet dhe risistemimi i vendparkimeve, ku aplikohet vendosja e makinave në dy nivele. Parkimet janë ndërtuar në metodë bashkëkohore në dy katet nëntokë. Fasada e jashtme është me sistem termik dhe e veshur me tullë dekorative, dritaret e duraluminit janë me duralumin termik 11000 me dopio xham dhe xham triplex, apartamentet me njëra tjetrën janë me dopio tullë termike 10cm me polisterol në mes, muret ndarës brenda apartamenteve janë me tullë termike 12 cm të trashë, sistemi i ngrohje-ftohjes është me lidhur me sistemin e kondicionimit, instalimet hidroteknike janë multistrat për furnizimin me ujë dhe me gomina (pestan) për shkarkimet dhe ajrimet, instalimet elektrike janë të markës ABB, nënshtresat në apartamente janë të ndara në 2 shtresa: e para lehtësuese me penobeton polisterol kokërr dhe e dyta niveluese për shtrimin e pllakave. Ballkonet janë me parapet xhami të temperuar dhe të laminuar. Sipërfaqja e ndërtimit mbi tokë është 24813 m² me 1 kat podrum nëntokë.
Një ndërtim bashkëkohor me parametra dhe cilësi të lartë. Ambienti i jashtëm i sistemuar me gjelbërim dhe vendpushimi me stola. Ndriçimi në podrum përveç ndriçimit me energji ndriçohet dhe me dritë natyrale nëpërmjet puseve të mbuluara me xham nga sipër dhe gojëve të ujkut në anësoret e murit perimetral të podrumit.